LajmeMaqedoni

Nga mesnata ulet sërish çmimi i derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,40 % në raport me vendimin e datës 10.04.2025

Nga data 12.04.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 71,50 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 74,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-Е V) 64,50 (denarë/litër)

Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 64,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 37,708 (denarë/kilogram)

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 ulet për 2,50 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 si dhe të EURODIZEL (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 2,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU, nuk ndryshon.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës që nga ora 00:01 e datës 12.04.2025.

 

Show More

Related Articles

Back to top button
Globi.mk