
Ministri për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtazani, sot ishte nikoqir i homologut të tij hungarez, Ministrit për Çështje Evropiane të Hungarisë, Janosh Boka, i cili po qëndron për vizitë pune në vendin tonë.
Në kuadër të vizitës, Ministrat mbajtën takim tete-a-tete, pas së cilës pasoi seancë plenare e delegacioneve, në të cilën u diskutua për çështjet kyçe të lidhura me integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në kontekst të BE-së.
Ministrat riafirmuan përcaktimin e përbashkët për thellimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve, veçanërisht në fushën e mbështetjes në procesin aderues drejtë Bashkimit Evropian. “Hungaria, si mbështetës i dëshmuar i aspiratave evropiane të Maqedonisë së Veriut, edhe njëherë e konfirmoi përgatitjen e saj për të ndarë eksperiencën dhe ekpertizën në procesin eurointegrues”.
Murtazani dhe Boka nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim mes Ministrive për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë, i cili vendos themele për bashkëpunim afatgjatë institucional, shkëmbim të eksperiencave, mbështetje administrative dhe koordinim në drejtim të harmonizimit me legjislacionin evropian dhe shfrytëzimin efektiv të fondeve evropiane.
Në konferencës së përbashkët për shtyp, ministri Murtazani u shpreh se “kjo vizitë kthyese nuk është vetëm një ngjarje tjetër në kalendarin dinamik të marrëdhënieve tona bilaterale, ajo ofron në vehte mesazh të fuqishëm”.
“Mesazh se partneritetet ndërtohen përmes konsekuencës, mirëbesimit dhe vizionit të përbashkët. Maqedonia e Veriut dhe Hungaria janë të lidhura me lidhje të thella miqësore, ndërsa bashkëpunimi bilateral po merr dinamikë edhe më të fuqishme. Hungaria kohë më parë gëzon mirënjohjen tonë për mbështetje të zëshme për rrugën tonë eurointegruese”, tha Murtezani.
“Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe integrimi i Maqedonisë së Veriut në Union është një proces i papërfunduar. Maqedonia duhet të ishte tashmë në BE. Maqedonia e Veriut ka nevojë për BE-në, por anasjelltas, BE-ja ka nevojë për Maqedoninë e Veriut. Hungaria është miku juaj i sinqertë në atë rrugë”, tha ministri hungarez për çështjet e BE-së, Janos Boka në konferencë të përbashkët për shtyp në Shkup me ministrin për çështje evropiane, Orhan Murtezani.
“Ekziston një partneritet i fortë strategjik midis Hungarisë dhe Maqedonisë së Veriut bazuar në vlerat e përbashkëta dhe interesat e përbashkëta, dhe kjo vlen edhe për çështjet e procesit të integrimit evropian. Gjatë presidencës hungareze të BE-së, ne u përpoqëm dhe ia dolëm të vendosnim zgjerimin në ballë, ndihmuam në miratimin e agjendës së reformave për vendin, si dhe hyrjen e tij në SEPA – zona e vetme e pagesave në euro, e cila do të jetë gjithashtu një hap i madh përpara për Maqedoninë e Veriut”, tha Boka.
Ai përkujtoi se të dy qeveritë tashmë kanë mbajtur seanca të përbashkëta ndërqeveritare në Ohër dhe në Budapest, dhe një hap i ri përpara në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve është, tha ai, nënshkrimi i sotëm i Memorandumit të Bashkëpunimit, i cili ndër të tjera duhet të ndihmojë vendin në shfrytëzimin e fondeve evropiane.