LajmeRajon

Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Italisë, Antonello de Riu – reflektuan mbi rezultatet dhe projektet dypalëshe

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se Kurti shprehu vlerësimin për angazhimin e De Riu në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij si ambasador në vendin tonë.

“Përgjatë bisedës, bashkë reflektuan mbi rezultatet dhe projektet dypalëshe si ai i zbatimit të marrëveshjes së patentë shoferëve Kosovë-Itali, promovimi i turizmit në Kosovë, kontributi i Italisë në sigurinë e vendit përmes pranisë së trupave të KFOR-it, mbështetja për bashkëpunimet në bujqësi, nisma të rëndësishme në fushën e kulturës dhe arsimit, ku është vërejtur rritje e interesimit të studentëve nga Kosova për studime në Itali”, thuhet në njoftim.

 

Ndërkaq, Kurti falënderoi ambasadorin për mbështetjen e tij dhe të shtetit të Italisë ndaj Kosovës, dhe i uroi suksese në angazhimet dhe detyrat e tij të radhës. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button
Globi.mk