LajmeMaqedoni

Taravari: Besoj se do të gjejmë zgjidhje brenda VLEN-it, Kasami gaboi me radhitjen e fjalëve në fjali

 

Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Arben Taravari theksoi se beson se do të gjejnë zgjidhje të kapshme për të gjithë partitë brenda VLEN-it. Ai tha se janë duke biseduar me partitë me VLEN-in dhe se grupet e punës po punojnë për këtë.

“Jemi duke negociuar, jemi duke biseduar, ka shqetësime, është evidente tashmë çdokush e sheh. Sot kemi takimin e rregullt përsëri, kështu që negociatat brenda VLEN-it nuk ndalen. Ai tha se në parti i kishin Kuvendin dhe se kanë rekomandimet e qarta dhe i kemi dërguar te VLEN-i.

“Sot kemi takimin e kryetarëve të VLEN-it, besoj se grupet e punës do të vazhdojnë të punojnë edhe do të arrijmë të gjejmë në zgjidhje që do të ishte e kapshme për të gjithë”, tha Taravari. I pyetur për të komentuar deklaratën e Bilall Kasamit i cili në një paraqitje televizive tha se Taravari zero ka shkuar te VLEN-i dhe zero do mbetet nëse del nga aty, kreu i ASH-së, tha se Kasami nuk e ka pasur me qëllim të keq, por ka gabuar me radhitjen e fjalëve në fjali.

Takimi i sotëm vjen dy ditë para se skadon afati i dhënë nga liderët e tjerë për Taravarin, të cilët ditë më parë, thanë se çështja duhet të sqarohet brenda javës dhe Taravari duhet të ndajë mendjen, do të vazhdojë bashkëpunimin me VLEN-in ose me BDI-në.

Krisja mes partnerëve filloi që kur në media u bë e ditur se Taravari ka kërkuar që në zgjedhjet lokale të garohet me lista të ndara të kandidatëve për këshilltarë dhe 40% të kandidatëve për kryetarë. Liderët e tjerë e kundërshtuan këtë opsion dhe përshpejtuan nismën për shkrirjen në një parti të vetme.

Taravari nga ana tjetër kritikoi funksionimin e VLEN-it dhe joefikasitetin e marrjen së vendimeve brenda koalicionit.

Show More

Related Articles

Back to top button
Globi.mk