LajmeSport

UEFA delegon arbitrin slloven për ndeshjen e kthimit Inter-Bajern

UEFA ka bërë të ditur emërimin e arbitrit kryesor (me ndihmësit e tij) për ndeshjen Inter-Bajern Munih, e vlefshme për çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve, që do të luhet të mërkurën në “San Siro”.

Drejtësi në këtë sfidë, e cila (ri)nis nga avantazhi 2-1 i zikaltërve, fiksuar javën e kaluar në “Allianz Arena”, do të bëjë slloveni Slavko Vinçiç, “patrioti” i kreut të UEFA-s, Aleksandar Çeferin.

Këtë edicion, ai i ka gjykuar tashmë zikaltrit në të vetmen humbje europiane të sezonit: 1-0 në Leverkuzen, kundër Bajerit. Me këtë arbitër kryesor, nga ana tjetër, bavarezët kanë një fitore (2-0 kundër Leverkuzenit në 1/8 finale) dhe një humbje, 4-1 në fazën e grupeve, kundër Barcelonës.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk