
Sipas të dhënave të Eurostat, të publikuara në një raport të “Visual Capitalist”, Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje më të dobët të standardit të jetesës në periudhën 2014-2023, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me një rritje prej 27% të BPV-së reale për frymë, që arrin në 1370 euro shtesë, Maqedonia është pozicionuar si një nga vendet me më pak progres në rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe në kontekstin më të gjerë evropian.
Krahasuar me vendet e tjera, Sllovenia ka shënuar rritje për 29% (+5.560 euro), ndërsa Serbia ka shënuar rritje për 50% (+2.790 euro), Kroacia 48% (+5.430 euro). Rezultat solid ka edhe Mali i Zi me një rritje prej 30%, ndërsa Kroacia është ndër vendet lider në rajon me një rritje prej 48% (+5,430 euro).
Ky trend tregon se vendet e Evropës Lindore, përfshirë rajonin e ish-Jugosllavisë, po rriten më shpejt se Evropa Perëndimore, gjë që i atribuohet lidhjeve të forta ekonomike me BE-në, konsumit dhe progresit të përgjithshëm ekonomik./Telegrafi/