
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar sot një video të projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë, ose hekurudha Kuq e Zi.
Video tregon të gjithë rrugën që ndjek hekurudha dhe stacionet e parashikuara duke filluar nga Durrësi, Shkodra, kufiri Shqipëri-Kosovë, stacioni i Gjakovës dhe më pas Prishtina.
Projekti paraqet gjithashtu detaje veprat e artit që parashikohen përgjatë hekurudhës, duke përfshirë këtu ura dhe tunele.
Hekurudha midis Shqipërisë dhe Kosovës do të ketë shtatë stacione dhe një gjatësi prej 105.8 kilometrash. Kostoja e këtij segmenti përllogaritet në 1.8 miliardë euro. /Telegrafi/