BotaLajme

Turqia arreston 234 persona, në një operacion kundër organizatave kriminale të trafikut të drogës

 

Autoritetet turke arrestuan 234 persona në një operacion të koordinuar me katër vende evropiane kundër organizatave kriminale të trafikut të drogës.

Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, është bërë e ditur nga ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya.

“Ne kemi arrestuar 234 drejtues të organizatave të krimit të nivelit të lartë, 225 nga brenda Turqisë dhe nëntë nga jashtë”, ka thënë Yerlikaya, duke shtuar se 10 nga të dyshuarit u kërkuan me njoftime të Interpolit.

Duke folur në Ankara, ai tha se të arrestuarit ishin kërkuar për krime duke përfshirë trafikun ndërkombëtar të drogës, pastrim parash, vrasje, rrëmbim, kërcënime dhe shantazh.

Policia në Belgjikë, Gjermani, Spanjë, Holandë dhe Turqi kreu operacione të koordinuara, tha Yerlikaya, duke shtuar se të arrestuarit dyshoheshin për përfshirje në një skemë që prodhonte dhe trafikonte kokainë, heroinë dhe droga të tjera.

Operacioni sekuestroi qindra prona, automjete, aksione të kompanive dhe llogari bankare me një vlerë që arrin në 13 miliardë lira (341 milionë dollarë), ka bërë të ditur ai.

Siç thuhet më tej, policia turke punoi për tetë muaj me agjencinë Europol të Bashkimit Evropian për të përcaktuar dhe deshifruar sekretet, kontaktet dhe metodat e organizatës. /Telegrafi/

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk