BotaLajme

Trump zgjat edhe një vit ndalimin e hyrjes së anijeve ruse në portet amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjatur edhe një vit ndalimin e hyrjes së anijeve ruse në portet amerikane.

Një dokument i publikuar në Regjistrin Federal të SHBA nga Shtëpia e Bardhë e dëshmon këtë, transmeton Telegrafi

Dokumenti thotë se urgjenca kombëtare në lidhje me Rusinë u shpall më 21 prill 2022, nën administrimin e presidentit të atëhershëm Joe Biden.

Zgjatja aktuale u nënshkrua më 15 prill 2025.

Dekreti thekson gjithashtu se politikat dhe veprimet e qeverisë ruse, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk