LajmeMaqedoni

Shoqata e Farmacive Private dhe Oda e Farmacistëve kundërshtojnë publikimin online të çmimeve

Nga nesër, të gjithë tregtarët që kanë mbi 10 të punësuar, përkatësisht marketet, farmacitë, sallonet e mobilieve dhe dyqanet e teknikës së bardhë, kanë për detyrim që çmimet e produkteve ti publikojnë në faqet e tyre të internetit. Përveç publikimit duhet të bëjnë edhe përditësimin e çmimeve të ndryshuara në bazë ditore.

Megjithatë Shoqata e Farmacive Private së bashku me Odën e Farmacisë dolën kundër këtij vendimi. Sipas tyre, ndryshimet do të ulin shërbimet e tyre pasi kanë mungesë të kuadrit të farmacistëve.

“Problemi konkretisht nuk është vetëm në lidhje me harxhimet, fokusi jonë nuk është vetëm tek harxhimet aq sa është tek mos pasja e kuadrit për dhënien e shërbimeve mjekësore. Të gjithë ne përballemi me numër të zvogëluar të farmacistëve. Në një farë mënyre cilësia e shërbimit do të ulet pikërisht për shkak të nuk do të kemi kohë të mjaftueshme që farmacistët të kujdesen për dhënien e barnave”, tha Biljana Bozhinovska, farmaciste dhe anëtare e Shoqatës së Farmacive Private.

Shoqata e Farmacive dhe Oda e Farmacistëve kanë dërguar ankesë deri te institucionet kompetente, për çka presin që në një afat sa më të shkurtër kohor të thirren për bisedime.

“Vendimi është se presim që të na ftojnë në bisedime, pasi barnatoret nuk janë të gatshëm për këtë ndryshim dhe nga ana e Shoqatës kemi dërguar ankesa tek Ministria e Ekonomisë dhe deri te kabineti i kryeministrit të premten. Shpresoj se do të shqyrtohen këto ankesa dhe konsideroj se kjo qeveri ka respekt ndaj punonjësve shëndetësor do të ftohemi për bisedime që të mund të marrim përgjigje të duhur dhe ti tregojmë edhe qëndrimet tona”, u shpreh Biljana Bozhinovska, farmaciste dhe anëtare e Shoqatës së Farmacive Private.

Nga Shoqata thonë se nga këto ndryshime janë të prekura të gjitha farmacitë dhe zinxhirët e mëdhenj të kompanive farmaceutike. Ndërkohë të gjithë ata që nuk do t’i respektojnë masat e reja do të përballen me gjoba nga 500 deri në 1000 euro. Ndryshime u bënë për shkak të rritjes enorme të çmimeve. /Alsat.mk

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk