LajmeSport

Europa League/ Zbulohen sonte 4 skuadrat gjysmëfinaliste, ja situata e dueleve

Sonte në mbrëmje, Europa League do të përcaktojë katër skuadrat që do të vazhdojnë rrugëtimin drejt finales, me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve që premtojnë emocion dhe dramë deri në minutën e fundit.

Në Romë, Lazio përballet me një mision të vështirë përballë Bodo Glimt, pas humbjes 2-0 në Norvegji. Kryeqytetasit italianë duhet të shënojnë të paktën dy gola për të çuar ndeshjen në shtesë, në një sfidë ku do të mungojnë Tavares dhe Patrik.

Manchester United- Lyon, gjithçka e hapur

Një tjetër duel i zjarrtë është ai mes Manchester United dhe Lyon, pas barazimit 2-2 në sfidën e parë. Të dy skuadrat synojnë një vend mes katër më të mirave, me “Djajtë e Kuq” që mbështeten në një bilanc pozitiv: të pamposhtur në 11 ndeshje të këtij sezoni në Europa League, me 6 fitore dhe 5 barazime.

Frankfurt-Tottenham: gjithçka në lojë

Në Frankfurt, Eintracht Frankfurt pret Tottenham pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Angli. Gjermanët synojnë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe të sigurojnë një tjetër kualifikim.

Athletic Bilbao-Rangers, duel i hapur

Në sfidën tjetër, Athletic Bilbao pret Rangers në “San Mamés”, pas një barazimi pa gola në takimin e parë. Spanjollët kërkojnë të përfitojnë nga mbështetja e tifozëve për të siguruar kualifikimin, ndërsa skocezët shpresojnë të befasojnë në transfertë. Të gjitha ndeshjet do të luhen sot, duke nisur nga ora 21:00, në një mbrëmje.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk