
Gjatë ditës së djeshme (17-prill) janë kryer kontrolle të intensifikuar të automjeteve dhe drejtuesve të automjeteve në zonën e SPB Tetovë.
“Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 67 drejtues automjetesh (TE-43 dhe GV-24) për parkim të gabuar dhe të paligjshëm, prej të cilëve 23 (TE-20 dhe GV-3) janë ngritur me mjetin special merimangë.
Gjithashtu janë sanksionuar edhe 68 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-44 dhe GV- 24).
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës apelon pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të përshtatin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht ta përshtatin atë sipas kufizimeve të përcaktuara me ligj dhe shenjat e komunikacionit, t’i parkojnë automjetet e tyre vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë më drejtpërdrejt të kontribuojnë në qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm, si dhe në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, thonë nga SPB Tetovë.