
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka uruar Njësinë Speciale për Ndërhyrje të Shpejtë për përfundimin e kursit pesë-javor SWAT.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se kjo forcon bashkëpunimin në fushën e sigurisë ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës.
“Urime Njësisë Speciale për Ndërhyrje të Shpejtë për përfundimin e kursit 5-javor SWAT… Trajnimi juaj forcon bashkëpunimin në fushën e sigurisë SHBA-Kosovë dhe mban të sigurt Ambasadën e SHBA-së dhe vendet tona. Faleminderit për shërbimin dhe përkushtimin tuaj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/