LajmeSport

La Liga asiston Barcelonën në sprintin final të sezonit

Fundi i sezonit për Interin dhe Barcelonën është “zjarr” i vërtetë. Të dyja ekipet janë ende në garë për të tre trofetë sezonalë dhe do të përballen mes tyre në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve më 30 prill e 6 maj.

Në këtë sprint final, katalanasit kanë marrë së fundi një “asist” të çmuar nga La Liga, që pritet të ndikojë pozitivisht në përgatitjet e tyre për ndeshjet me zikaltrit.

Pas eliminimit të Real Madridit nga Arsenali, kampionati spanjoll ka vendosur ta zhvendosë ndeshjen e Barcelonës kundër Valladolidit nga e diela në të shtunë, në orën 21:00. Ndërkohë, Real Madridi do të luajë të dielën në orën 14:00.

Ky ndryshim i jep Barcelonës të njëjtat ditë pushimi që do të ketë edhe Interi, i cili sipas ‘Lega Serie A’ do të luajë kundër Veronës të shtunën, më 3 maj, në orën 20:45.

Një tjetër ngjashmëri në një fund sezoni pothuajse identik për të dyja ekipet, edhe pse katalanasit, të parët në La Liga me 4 pikë avantazh ndaj Real Madridit dhe finalistë të Kupës së Mbretit, duken se kanë një kalendar edhe më të vështirë sesa skuadra e Inzagit.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk