LajmeMaqedoni

“Le ta lëshojnë Qeverinë dhe të bëhemi bashkë” – Sela me ofertë me VLEN-in

“Le ta lëshojnë Qeverinë dhe le të vijnë të bëhemi bashkë që të bëjmë presionin e mjaftueshëm. Shkojmë edhe në zgjedhje të parakohshme parlamentare, bashkë me lokalet”.

Kështu është shprehur mes tjerash në Click Plus në TV21 kryetari i ASh-së në Frontin Europian, Ziadin Sela.

I pyetur se për çfarë duhen të bëhen bashkë partitë politike shqiptare, ai me përgjigje:

“Për të arritur një qeverisje e cila do të ketë përballë jo subjekte politike që janë nga dëshira e këtij apo atij kampi politik, por që do të jenë atje për të realizuar 6, 7, 8 gjëra të cilat janë në interes të shqiptarëve. Ne kemi disa prioritete të cilat janë dizajnuar në programet politike, tani na janë shtuar akoma. Ne duhet të merremi vesh, po, edhe për mënyrën se kush qeverisë. A do të bëhet me badenter Qeveria në të ardhmen?”, tha mes tjerash Sela.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk