
Lids Junajted dhe Barnli janë rikthyer në Premier Ligën e Anglisë. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje në Çampionship, këtë janë dy skuadrat e para që matematikisht inkuadrohen në elitën e futbollit anglez.
Lids pas dy sezoneve të kaluara në Çampionship, siguroi ngritjen në Premier Ligë pas fitores 6:0 ndaj Stouk Sitit, duke grumbulluar 94 pikë.
Me pikë të njëjta, Barnli rikthehet në Premier Ligë, pas një sezoni, pasi fitoi ndeshjen direkte me Shefilld Junajtedin, me rezultat 2:1.