
Dështoi përpjekja e 5 e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të saj. LVV sërish propozoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, shkruan Alsat.
“VV-ja e propozon atë që gjithmonë ishte propozimi ynë, Albulena Haxhiun. Iu lus ta mbështesni dhe të dalim nga kjo bllokadë”, tha Konjufca në seancë.
Në sallë ishin të pranishëm 117 deputetë. Prej tyre 57 votuan për, 46 kundër dhe 3 abstenuan. Pro votuan deputetët e LVV, kundër ishin ata të LDK, PDK dhe AAK-së, ndërsa tre deputetët e Nismës abstenuan.
Seanca e radhës u caktua për më 25 prill në ora 11:00.