Paris Saint Germain (PSG) dhe Chelsea ende janë duke i vijuar bisedimet për mbrojtësin Presnel Kimpembe.
Ekipi nga Londra është i interesuar që të nënshkruajë edhe me një mbrojtës të dëshmuar, andaj francezi po shihet si alternativa më e mirë.
Kampionët francezë po e vlerësojnë mbrojtësin me çmim 50 milionë euro.
Në anën tjetër, londinezët po tentojnë që ta ulin sa më shumë këtë tarifë, pasi po konsiderohet e ekzagjeruar.