LajmeRajon

Osmani falënderon ministren e Jashtme finlandeze për mbështetjen drejt integrimit euroatlantik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Helsinki është takuar me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

E para e vendit bën të ditur se e falënderoi ministren për mbështetjen e fuqishme të Finlandës në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare,.

“Në Helsinki, pata kënaqësinë ta takoj edhe Ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen – një mike e çmuar e Kosovës. E falënderova për mbështetjen e fuqishme të Finlandës në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, si dhe ritheksova përkushtimin e thellë të Kosovës për forcimin e partneritetit tonë ndërshtetëror”, ka shkruar Osmani në Facebook.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk