LajmeMaqedoni

Taravari për dhënien e paligjshme të pensioneve invalidore: Të gjithë ata që gabojnë duhet të mbajnë përgjegjësi

Si Ministri e Shëndetësisë jemi në dispozicion për të zbardhur krimin dhe korrupsionin në shëndetësi, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për aksionin e policisë për dhënien e paligjshme të pensioneve të invaliditetit.

Taravari kujtoi se ka pasur një rast të mëparshëm në Qendrën Shtetërore Gjeriatrike, kur drejtori është kapur duke marrë ryshfet prej 20 mijë eurosh.

“Ka pasur një aksion në Geriatri, ka qenë anëtar i partisë sonë, të nesërmen e kam shkarkuar nga posti i drejtorit dhe të nesërmen e kemi përjashtuar nga partia. Ne nuk jemi as polici, as prokurori publike, as nuk i monitorojmë njerëzit. Megjithatë, i mirëpres të gjitha këto veprime”, tha Taravari.

Ai tregoi se ka informacione për keqpërdorime nga punonjësit në institucionet shëndetësore, por, siç thotë ai, nuk dëshiron të përgjithësohet dhe jo të gjithë mjekët janë të tillë.

“Por aty ku ka dyshime i përkrah me gjithë respektin dhe qëndrojmë si Ministri e Shëndetësisë këtu për të ndihmuar me të gjitha veprimet e tilla për pastrimin e krimit dhe korrupsionit”, tha Taravari./Telegrafi/

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk