
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima. Vende vende proceset do të jenë më intenzive në formë të motit të ligë, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të përforcuar dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 18 deri në 26 gradë.
Në Gostivar, moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite në disa pjesë të luginës do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të ulet në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 25 gradë Celsiusë.