
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën e RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.