BotaLajme

Tensionet mes Pakistanit e Indisë kthehen në shkëmbime zjarri

Trupat nga Pakistani dhe India kanë shkëmbyer zjarr gjatë natës përgjatë vijës së kontrollit në Kashmir, kanë thënë zyrtarë, pasi OKB-ja u ka bërë thirrje rivalëve të armatosur me armë bërthamore të përmbahen.

Marrëdhëniet janë përkeqësuar në pikën më të ulët në vite, me Indinë që e akuzon Pakistanin për mbështetje të terrorizmit pasi burra të armatosur kryen një sulm mbi civilët në Kashmir.

Nga të dyja anët zyrtarë kanë konfirmuar se ka pasur të shtëna nga të dyja palët, raportoi Guardian.

Në të kaluarën, të dyja vendet kishin akuzuar njëra-tjetrën për nxitje të tensioneve në Kashmir, për të cilin të dyja pretendojnë tërësinë e tij.

Ato kanë ndërmarrë masa diplomatike kundër njëra-tjetrës që nga sulmi ku u vranë 26 civilë, shumica turistë.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk