BotaLajme

“Paqe, por jo çdo kusht” – Siria vendos kushte për normalizim me Izraelin

Presidenti tranzicional i Sirisë, Ahmed Al-Sharaa, ka bërë me dije se është gati që të bëjë paqe me Izraelin.

Megjithatë, disa kushte janë vënë në tryeza informale bisedimesh, duke lënë të nënkuptohet se vullneti i mirë i palës Siriane, nuk duhet marrë i mirëqenë.

Tre kushte kryesore dhe tre oferta të mëtejshme kanë qenë ato të palës siriane për të bërë të mundur uljen në një tryezë paqeje me Izraelin.

Fillimisht, është kërkuar Uniteti i territorit sirian, pra të mos copëtohet vendi, të ketë një qeveri qendrore dhe të administrohet nga kjo qeveri.

Kushti i dytë lidhet me një rezolutë për të qetësuar tensionet në Lartësitë Golan, si një pikë shumë e nxehtë dhe e vazhdueshme luftimesh mes palëve.

Kushti i tretë, lidhet drejtpërdrejt me bombardimet izraelite. Shterrim tërësor i tyre, pa kushte.

Teksa tre kërkesat e mëtejshme lidhen më së shumti me propozimet për të lehtësuar, ose më saktë për të hequr tërësisht, sanksionet amerikane ndaj Sirisë.

Në këmbim, Al-Sharaa ka premtuar reforma në fushën e të drejtave të njeriut, shkëputjen tërësore të lidhjeve me gjithë grupet terroriste, si edhe më kryesorja, shkëputja përfundimtare nga linja e Iranit për politikën që Siria do të ndjekë në Lindjen e Mesme.

Një përgjigje për këtë sinjalizim nuk ka ardhur ende nga palët e përfshira, por pritet të shihet më tej, duke parë edhe deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, se “shumë vende janë të interesuara për ‘Akordet e Abrahamit”.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk