
UEFA po shqyrton mundësinë për të bërë disa ndryshime në formatin e ri të Ligës së Kampionëve, i cili këtë sezon nisi me një fazë lige me 36 skuadra përpara se të kalohej në eliminatoret direkte. Sipas gazetës gjermane “Bild”, këto janë disa nga ndryshimet që po diskutohen:
- Avantazhi i fushës deri në gjysmëfinale
Dy skuadrat që përfundojnë në vendin e parë dhe të dytë në fazën e ligës do t’i luajnë ndeshjet e kthimit në shtëpi deri në gjysmëfinale. Katër skuadrat e para do ta kenë këtë avantazh në çerekfinale. Kjo do të zgjerojë përfitimin që tani iu jepet vetëm dy skuadrave të para në 1/8 finale. - Heqja e shtesave
Në rast barazimi në rezultatin e përgjithshëm në fund të ndeshjes së kthimit, nuk do të luhem më shtesa (30 minuta). Do të kalohet drejtpërdrejt te penalltitë për të shmangur lodhjen shtesë të lojtarëve. - Ndalimi i dueleve mes ekipeve të së njëjtës ligë
UEFA po mendon të rikthejë rregullin e vjetër që ndalon takimet mes ekipeve të së njëjtës ligë (kampionati kombëtar) deri në çerekfinale. Aktualisht, ekipe të një kombësie mund të përballen që në “play off”-in para 1/8 finale, siç ka ndodhur këtë sezon. Kjo iniciativë është më e vështira për t’u zbatuar për shkak të kritereve të shortit.
📅 Kur vendoset?
Të gjitha këto ndryshime do të diskutohen më 30 maj, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, një ditë para finales së Champions League 2024-25, që do të zhvillohet në Mynih. Nëse miratohen, këto rregulla do të ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si përjetohet Champions-i, duke theksuar edhe më shumë rolin e pozicionimit në fazën e ligës.