LajmeRajon

Albulena Haxhiu dështon sërish të bëhet kryeparlamentare, ndërprehet seanca konstituive

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar përsëri, duke bërë që Albulena Haxhiu, kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, të mos fitojë mbështetje për këtë pozitë.

Ky është dështimi i katërt radhazi në përpjekjet për të zgjedhur një kryetar/e të Kuvendit.

Me 118 deputetë të pranishëm në sallë, votimi ka rezultuar me 57 deputetë që e mbështetën kandidaturën, 47 kundër dhe 3 abstenime.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka konfirmuar rezultatin e votimit dhe ka deklaruar se nuk mund të vazhdohet me procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit në këtë seancë.

“Në bazë të kësaj kandidatja nuk votohet dhe detyrohem ta ndërpres seancën. 27 prill, sërish në ora 10:00, shihemi përsëri”, ka thënë Dehari.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk