
Nënkryetar i BDI-së, Bujar Osmani së fundmi mori pjesë në në konferencën e organizuar nga Presidenti slloven Borut Pahor në Lubjanë, përcjell TV21. Mes tjerash, Osmani foli edhe për pozitën e Maqedonisë së Veriut dhe rrugën eurointegruese të vendit, duke thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund ta zhbllokojnë procesin eurointegrues të vendit.
“Jemi në një moment të rrallë. I ashtuquajturi zotim i Bled-it, i Këshillit të kaluar Europian, për integrimin e Ballkanit Perëndimor në vitin 2030, dhe thirrja e re e Komisionit Europian për integrimin e Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2029, në një mënyrë krijon një përputhje unike me ciklin tonë politik të brendshëm, por vetëm nëse, kjo është më tepër për audiencën e vendit tim, nëse Maqedonia e Veriut mban zgjedhje të parakohshme këtë vit, sepse atëherë ne hapim dritaren e parë katërvjeçare të reformave në dy dekada. Pa fushata. Pa shpërqendrime. Vetëm qeverisje. Vetëm rezultate. Sepse, vetëm si përkujtim, në 20 vitet e fundit kemi pasur 14 procese zgjedhore, kjo është një në çdo 17 muaj. Në mes? Bllokim. Ngërç. Vonesa. 2025 deri 2029 mund të jenë momenti ynë depërtues. Për reformën kushtetuese. Për përparimin e kapitujve. Për konsolidimin institucional. Kjo nuk është thjesht një dritare e mundësisë. Mund të jetë dritarja jonë e fundit e konvergjencës”, tha mes tjerash Osmani.