GostivarLajme

Shtëpia e Shëndetit në Gostivar gati për të filluar Javën Evropiane të Imunizimit

Nga fillimi i javës së ardhshme fillon Java Evropiane e Imunizimit me qëllimin për të promovuar vaksinimin dhe mbrojtjen e individëve të të gjitha grup-moshave nga sëmundjet. Vullnet Ollomani, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar, institucion përmes së cilit realiziohet vaksinimi, tha se të gjitha përgatitjet janë bërë në kohë që edhe Gostivari të bëhet pjesë e Javës Evropiane të Imunizimit, dhe ka ftuar prindërit që të vaksionojnë fëmijët e tyre.

Kohën e fundit imunizimi shënon rritje në Gostivar, dhe arrinë në rreth 85 përqind, thotë Dafina Bogdanovska, mjeke pranë Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar. Megjithatë, për të pasur mbrojtje kolektive, ajo përqindje duhet të rritet edhe për dhjetë përqind, thotë mjekja. Ajo sqaron se janë disa vaksina që duhet pranuar që në lindje e deri në moshën 18 vjeçare, ndërsa më shumë rrefuzime ka për pranim të vaksinës MRP, pasi është dezinformuar shumë se e njejta shkaton probleme anësore, gjegjësisht shkaton autizëm. Bogdanosvka siguron se sikurse vaksinat e tjera, edhe MRP-ja është e sigurtë.

“Fillohet gjatë lindjes me BSZH – vakisnë kundër hepatitit, në dy muajsh u vendos të merret vaksina ‘Rota’ të cilën e japim trashmë pesë vite e cila shërben kundë diaresë. Pastaj, vjen vaksina gjashtë valente ‘Difteria tetanus pertusis’ dher ‘Hemolus influens’ dhe ‘Streptokokën’ e njohur te prindërit si ‘Pneumokoka’. Në moshën një vjeçare jepet vaksina ‘MRP’ dhe pas saj kemi edhe një rivaksinim, dhe nisim me vaksinimet shkollore.

Në klasë të parë pranohet doza e parë e vaksinës ‘MRP’, në klasë të dytë jepet vaksina ‘Diteper’, vaksina ‘HPV’ jepet në klasë të shtatë, në klasën e nëntë bëhet rivaksinim me ‘Diteper’, dhe e fundit është në moshën 18 vjeçare për maturantët vaksina e ‘Tetanus’.

Me vite vaksina ‘MRP’ është disi jo popullore, por sipas meje kjo është e padrejtë spese vaksina nuk është shkaktare për shfaqen e disa sëmundjeve që nuk dua ti përmend, pasi ka edhe fëmijë të pavaksinuar që kanë probleme me të folurit apo me zhvillimin”.

Lindita Gashi, motër kryesore pranë Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar tha se sivjet risi është që vaksina HPV që deri më tani e kanë pranuar vetëm vajzat, do të jepet edhe për gjininë mashkullore.

 

Gjatë shënimit të Javës Evropiane të Imunizimit, Shtëpia e Shëndetit për të promovuar dhe edukuar popullatën rreth vaksinimit, do të vizitojnë çerdhe, shkollat fillore dhe të mesme dhe qytetarë nëpër shtëpi. Aktivitetet do të vazhdojnë edhe muajin e ardhshëm, ku me datë dy maj do të realizohet aktivitet ndërgjegjësues në sheshin e qytetit të Gostivarit, ku do të ndahet material promovues dhe do të jepen këshilla dhe përgjigje për çdo dilemë që qytetarët kanë rreth vaksinimit të fëmijëve të tyre.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk