LajmeSport

Manchester City ra nga ‘froni’ i Premier League, Guardiola uron Liverpoolin për titullin

Një mundësi për ta bërë më pak të hidhur këtë sezon shumë të varfër në kënaqësi.

Manchester City arriti finalen e “FA Cup” duke mposhtur në “Wembley” 2-0 Nottingham Forest.

Për skuadrën e Pep Guardiolës, pengesa e fundit do të jetë Crystal Palace më 17 maj.

“Kundërshtarët tanë e shtuan presionin në pjesën e dytë, e dinim që do të ndodhte kështu. Humbëm disa topa dhe lodhja u ndje, – tha trajneri spanjoll për “BBC Sport”. – Topi, mënyra si kërcente, e bënte të vështirë kontrollin për të dyja skuadrat.

Sidoqoftë ia dolëm dhe jam vërtet i lumtur që jemi sërish në finalen e ‘FA Cup’. Goli i parë i Rico Lewis? Aksioni ishte vërtet i bukur. Rico lëviz në hapësira si pak lojtarë të tjerë, është i jashtëzakonshëm. Është shumë i fortë dhe inteligjent”.

Për rritjen e Mateo Kovaçiç: “Në ndeshjen e fundit kundër Aston Villa ishte fantastik”.

Tani vjen finalja ndaj Crystal Palace: “Mjafton të shihni çfarë bënë dje. Luajtëm kundër tyre para pak javësh dhe ishin në avantazh 2-0. Ritmi i tyre në sulm është i lartë, kanë një trajner të jashtëzakonshëm. Kanë shumë fizik dhe përvojë. Shpresojmë që finalja të jetë më e mirë se ajo e sezonit të kaluar”.

“FA Cup” dhe kualifikimi në Champions League, a do ta shpëtonin sezonin? “Jo, këtë e kam thënë shumë herë. Jemi një miliard pikë larg Liverpool-it. Champions League është gjëja më e rëndësishme. Kjo do t’i zbusë dëmet, sepse ky sezon nuk ka qenë i mirë. Dua t’i falënderoj tifozët tanë. E di sa e vështirë është të vish këtu me gjithë punën, biletat dhe udhëtimin. Nuk mund t’i falënderoj mjaftueshëm dhe shpresoj që të bashkohen me ne dhe të na shohin në finale”.

Liverpool-i kampion: “Në emrin tim dhe të gjithë klubit, duam ta urojmë Liverpool-in për suksesin. Shpresojmë të rikthehemi të garojmë sezonin tjetër për titullin”./SYRI.net

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk