
Portieri argjentinas i Aston Villa-s, Emiliano Martinez, ka folur rreth spekulimeve të forta rreth një transferimi të tij të mundshëm te Real Madridi.
Këto ditë, disa media kanë raportuar se Martinez ka marrë një ofertë nga “Mbretërit” për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”, por portieri e mohoi atë me një deklaratë mjaft brutale.
“Do të preferoja të dal në pension, të kujdesem për pulat dhe të pastroj këpucët e Messit se sa të transferohem te Real Madridi. Nuk jam njeri i shitur dhe nuk dua ta vesh atë fanellë”, tha Martinez.
Një pjesë e publikut të futbollit e tallin këtë deklaratë dhe beson se argjentinasi do ta merrte seriozisht në konsideratë nëse do të merrte një ofertë të vërtetë nga klubi më i suksesshëm evropian. Martinez ka qenë anëtar i Aston Villas për pesë sezone, dhe në vitin 2022 u bë kampion bote me Argjentinën në Kupën e Botës në Katar.