LajmeRajon

Kosova lëshon urdhër arrest ndaj Milan Radoçiqit për krime lufte

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër arrest ndaj Milan Radoiçiq dhe 19 serbëve të tjerë, për krime lufte kundër popullatës civile.

Kërkesa në Gjykatën Themelore është bërë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, konfirmuan për KosovaPress nga ky institucion.

Urdhër arresti është lëshuar më datë 15 prill 2025, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të datës 27 mars 2025.

Radoiçiq, si pjesë e një grupi serbësh, akuzohet për vrasjen e më shumë se 100 civilëve shqiptarë.

Milan Radoiçiq tashmë është person i kërkuar nga Kosova edhe për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Radoiçiq – i kërkuar edhe nga INTERPOL-i, besohet se ndodhet i lirë në Serbi./kp/

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk