BotaLajme

Tre viktima e disa të plagosur nga sulmi me armë në Suedi

Suedia është tronditur nga të shtëna me armë zjarri që janë regjistruar në qendër të Uppsalës, një qytet universitar, rreth 70 km në veri të Stokholmit. Nga sulmi i armatosur u vranë tre persona. Policia njoftoi se tashmë kanë filluar hetimet për këto të shtëna.

Policia është në kërkim të një personi të dyshuar si autor i vrasjeve, raportoi agjencia e lajmeve TT. Më herët, policia suedeze kishte deklaruar se kishte marrë telefonata nga qytetarë që kishin dëgjuar të shtëna armësh në qendër të qytetit, dhe thanë se shërbimet e emergjencës ishin nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Dëshmitarë thanë për transmetuesin suedez SVT se kishin dëgjuar pesë të shtëna dhe kishin parë njerëz në zonë që po vraponin për të gjetur strehë. /Alsat.mk

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk