LajmeSport

Sonte Barca-Inter, sulmi atomik sfidon mbrojtjen e hekurt

Barcelona kërkon që të shfrytëzojnë sulmin atomik për të kaluar në finalen e madhe dhe Interi mbështet te mbrojtja e hekurt për të vazhduar ëndrrën në Europë. Vendasit dhe dhe Interi janë vetëm një hap larg finales së madhe, ku e provoi edhe në sezonin 2018-2019, por nuk ia doli. Vjen në këtë fazë falë potencës sulmuese. Të besuarit e Hansi Flik janë “vrastarë” dhe deri më sot kanë shënuar 37 gola, 28 në tetë ndeshjet e fazës së Ligës dhe 9 në eliminatore përballë Benfikës dhe Dortmundit.

Nga futbollistët katalanas ka shpërthyer Rafinja me një rendiment spektakolar përballë portës së rivalëve. Braziliani ka marrë pjesë në 19 gola të skuadrës. Ka shënuar 12 dhe është golashënuesi më i mirë, pas Girasi me 13 të tillë. Për më tepër, Rafinja është asistuesi më i mirë, me 7 pasime kyç në këtë kompeticion.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk