LajmeSport

Pezullimi, Juventusi pa talentin turk për dy ndeshjet vendimtare

Gjyqtari sportiv e ka pezulluar sulmuesin e Juventus, Kenan Yildiz, për dy ndeshje.

Turku u përjashtua për sjellje të dhunshme në kohën shtesë të pjesës së parë gjatë ndeshjes kundër Monza për një goditje me bërryl ndaj lojtarit kundërshtar.

“VAR” ishte vendimtar në këtë vendim të gjyqtarit për një rishikim të pamjeve televizive të asaj që ndodhi në fushë.

Një mungesë e rëndësishme për trajnerin Igor Tudor, që nuk do të ketë në dispozicion Yildiz për ndeshjet kundër Bologna e Lazio, përballje vendimtare për kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Përveç pezullimit, Yildiz mori gjithashtu edhe një gjobë prej 10 mijë eurosh.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk