LajmeMaqedoni

“Reporterët pa kufij”: Maqedonia e Veriut shënon rënie në lirinë e shtypit

Maqedonia e Veriut ka shënuar rënien në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 42-të në botë nga 180 shtete, transmeton TV21. Në vitin 2024 vendi renditej në vendin e 36, ndërsa në vitin 2023 në vendim e 38. Sipas raportit, edhe pse televizioni është burimi dominues i informacionit, mediat online gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm.

Në kontekstin politik, në raport thuhet se ambienti i përgjithshëm mbetet i favorshëm për lirinë e shtypit, por që agjencitë qeveritare nuk janë shumë transparente dhe gazetaria kritike i nënshtrohet gjithnjë e më shumë sulmeve.

“Për shkak të polarizimit të fortë politik, media mund të vihet nën presionin e autoriteteve, politikanëve dhe biznesmenëve në nivel kombëtar dhe lokal. Dy partitë më të mëdha (në pushtet dhe në opozitë) kanë krijuar sisteme mediatike paralele mbi të cilat ushtrojnë ndikimin e tyre politik dhe ekonomik. Transmetuesit publik i mungon pavarësia editoriale dhe financiare”, thuhet mes tjerash në raportin e RPK-së.

Në raport thuhet se vendi nuk ka përparim në harmonizimet ligjore me standardet e BE-së në sferën e mediave.

“Ndërsa kushtetuta garanton lirinë e fjalës dhe ndalon censurën, vendi ka qenë i ngadalshëm në harmonizimin e legjislacionit të medias me standardet e Bashkimit Evropian, ku synon të anëtarësohet. Paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPPs) shërbejnë si instrumente frikësimi dhe presioni ndaj mediave të pavarura. Një ligj i ri që ri-autorizon autoritetet kombëtare dhe vendore për të reklamuar në mediat private, ka ngritur shqetësime se mund të lidhet me tregtimin e mundshëm të ndikimit”, thuhet në raport.

Në lidhje me pjesën ekonomike në gazetarei, në raport shtohet:

“Redaksitë e disa prej kanaleve televizive kryesore janë të ekspozuara ndaj presioneve ekonomike nga pronarët e tyre. Financimi shtetëror është i kufizuar dhe jo transparent dhe media e pavarur mbështetet shumë te donatorët. Grantet e huaja të bazuara në projekte kontribuojnë thjesht për mbijetesën, por jo për zhvillimin e mëtejshëm. Gazetaria është një profesion shumë i pasigurt. Disa media i nënshtrohen tregtisë me ndikim nga agjencitë e marketingut”, thuhet në raport.

Në pjesën e sigurisë thuhet se disa incidente kanë zvogëluar përshtypja për sigurinë e gazetarëve.

“Duke përfshirë sulmet me zjarrvënie në pronën e tyre dhe rastet e ngacmimeve nga policët. Nga njëra anë, është emëruar një prokuror special për të trajtuar rastet e sulmeve ndaj gazetarëve në kryeqytet, ndërsa po shqyrtohet mundësia për hapjen e zyrave të ngjashme në të gjithë vendin. Nga ana tjetër, gazetarët që mbulojnë prokurorinë përballen me presion të madh”, shtohet në raport.

 

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk