
Të katër klubet e mbetura janë të përfaqësuara në ekipin e javës të ndeshjeve të para gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, të përzgjedhur nga Grupi i Vëzhguesve Teknikë të UEFA-s.
Gjatë të martës dhe mërkurës u zhvilluar ndeshjet e para gjysmëfinale, ku Paris Sen Zhermeni fitoi 0-1 te Arsenali, teksa Barcelona dhe Interi luajtën baras 3-3. Në këto ndeshje pati shumë lojtarë që shkëlqyen me paraqitjet e tyre, të cilat nuk mbeten pa u vlerësuar nga faqja zyrtare e UEFA-s.
Në formacionin më të mirë të ndeshjeve të para, PSZH përfaqësohet me katër lojtarë, Barcelona dhe Interi me nga tre, ndërsa Arsenali me një. Portieri Xhianluixhi Donarumma, mbrojtësi Markinjos, mesfushori Vitinja dhe sulmuesi Ousmane Dembele janë lojtarët e PSZH-së që zënë vend në formacion.
Nga Barcelona vijnë Pedri, Raphinha dhe Lamine Yamal, teksa Interi përfaqësohet nga Denzell Damfries, Frençescko Açerbi dhe Nikolo Barella. Lojtari i vetëm i Arsenalit që ka zënë vend në formacionin më të mirë është Majll Luis -Skelli.
Ndeshjet kthyese gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve do të zhvillohen javën e ardhshme, me 6 dhe 7 maj