BotaLajme

Izraeli sulmon Sirinë: Nuk do t’i lejojmë t’i kërcënojnë druzët

Izraeli ka goditur një objektiv pranë pallatit presidencial në kryeqytetin sirian Damask, ka njoftuar kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke përsëritur zotimin e tij për të mbrojtur druzët në Siri.

Është hera e dytë që Izraeli godet Sirinë në dy ditë, duke përmbushur një premtim për të mbrojtur grupin e pakicës, i cili ishte i përfshirë në dhunë sektare, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

“Izraeli sulmoi mbrëmë pranë pallatit presidencial në Damask”, tha Netanyahu në një deklaratë të përbashkët me ministrin e Mbrojtjes, Israel Katz.

“Ky është një mesazh i qartë për regjimin sirian. Ne nuk do të lejojmë që forcat siriane të vendosen në jug të Damaskut ose të paraqesin ndonjë kërcënim për druzët”, tha ai.

Siç raporton ushtria izraelite, sulmi u krye pranë zonës së pallatit të Ahmed Husein al-Shar në Damask, pa specifikuar objektivin.

Ndryshe, në natë më parë, të paktën 35 druzë u vranë në jug të Sirisë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut. /Telegrafi/

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk