LajmeMaqedoni

Kredi e re prej 1 miliard eurosh për rrugë? Prej ku do t’i huazojmë?

Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar 1 miliard euro huamarrje të destinuara vetëm për rrugë. Në “Biznis 21”, zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski ka sqaruar se për çfarë bëhet fjalë, por më pas nuk tregoi se nga do t’i huazojmë ato mjete.

“Atë informacion e ka thënë kryeministri, ajo është punuar me ekipin e tij. Ideja është e shkëlqyer, bëhet fjalë për rrugë lokale, rajonale dhe eskprese vlera e të cilave do të sillje nga 500 milionë euro deri në 1 miliard euro. Në çfarë mënyre do të zhvillohet financimi, do ta thotë vetë kryeministri sepse bëhet fjalë për pako investuese prej 5-6 miliardë eurosh të cilat do të jenë për disa vjet”, tha Jankullovski.

 

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk