Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të martën se Qeveria e re në Beograd “do t’i ruajë miqësitë tradicionale”. Në Serbi miqësi tradicionale cilësohen aleancat me Rusinë dhe Kinën. E pikërisht fakti që Serbia s’ka vendosur sanksione ndaj Kremlinit për shkak të pushtimit rus në Ukrainë, ka bërë që perëndimi ta kritikojë Beogradin e të kërkojë të veprojë në këtë drejtim.
Por Vuçiç thotë se “Qeveria e re do të mbrojë vetëm interesat e qytetarëve të saj”, raporton Tanjug.
Në Serbi postin kryesor e ka presidenti të cilin e ushtron Aleksandër Vuçiçi, e roli i kryeministrit viteve të fundit nuk është vërejtur.