Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës me keqardhje e vlerëson se ndarja e disa fëmijëve, për çfarëdo arsye, gjatë Festës së Abetares në Pejë ka qenë një veprim krejtësisht i pamatur, i papranueshëm dhe me pasoja të rënda për të drejtat e fëmijëve dhe qytetarëve të Kosovës.
Ata thonë se institucionet edukativo-arsimore duhet të jenë shëmbëlltyra e drejtësisë, barazisë dhe respektit ndërnjerëzor pa asnjë dallim.
“Andaj pamje të tilla nuk duhen toleruar asnjëherë! Si Këshill i Prindërve të Kosovës i shprehim sinqerisht keqardhjen, por edhe mbështetjen tonë, fëmijëve të diskriminuar, familjeve të tyre dhe gjithë atyre që natyrshëm janë prekur nga një akt i tillë! KP e Kosovës distancohet plotësisht nga diferencime të tilla, për çfarëdo arsye. Kërkim falja dhe marrja e përgjegjësisë nga institucionet përgjegjëse janë vendim i duhur në këtë rast”, thuhet në reagim.
Edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar në lidhje me rastin ku nxënësit e komuniteteve janë lënë anash në festën e abetares, në një organizim në Pejë./21Media/