
Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate thekson se falë angazhimit të ministrit tonë të Shëndetësisë dhe njëkohësisht kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, ka filluar procesi i testimeve të kandidatëve për punësimin e specializantë privatë.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të një premtimi të dhënë dhe një zgjidhje konkrete për një problem shumëvjeçar. Për herë të parë në historinë e shtetit, do të punësohen njëkohësisht disa qindra specializantë, çka nënkupton një përforcim të menjëhershëm të kuadrit profesional në shumë fusha të mjekësisë. Kjo do t’u japë fund pasigurive mjekëve të rinj dhe do t’i inkurajojë ata të vazhdojnë rrugëtimin profesional në vendin tonë, duke kontribuar në përmirësimin e sistemit publik shëndetësor me dijen dhe përkushtimin e tyre. Arben Taravari me Aleancën për Shqiptarët mbetet e përkushtuar të ndërtojë një sistem shëndetësor më të drejtë, më efikas dhe më të ndjeshëm ndaj nevojave të qytetarëve”, thuhet në komunikatë.(INA)