
Qendra Blue Puzzle – North Macedonia është zgjedhur qendra më e mirë për vitin 2024 në Republikën e Maqedonisë së Veriut në sferën e mbrojtjes, arsimit dhe rehabilitimit të personave me aftësi të kufizuar nga Fondacioni prestigjioz Dr. Ljupço Ajdinski, shkruan Gostivari Sot
Qendra Blue Puzzle në Gostivar, fillojë me punë më 2 Prill të vitit 2022 në Ditën ndërkombëtare të personave me autizëm.
Së fundmi, Qendra “Blue Puzzle” në bashkëpunim me pediatërit e vendit, mundëson diagnostifikimin e hershëm të fëmijëve duke shfrytëzuar vëzhgimet e drejtpërdrejta, anamnezën familjare, ekzaminimet mjekësore dhe përceptimet e prindërve.
Gjithashtu, këshillon prindërit për rëndësinë e diagnostifikimit të hershëm dhe që të vëzhgojnë sjelljen e fëmijëve të tyre që në moshë të hershme për të parandaluar zhvillimin e mëtejshëm të sjelljeve problem.
Qendra ka krijuar kushte optimale dhe një staf profesional që u përgjigjet kërkesave të kohës. Në vazhdimësi pajiset ka kabinete të reja, pajisje speciale, mjete didaktike dhe ka krijuar edhe këndin e lojrava në oborrin e jashtëm. Këndi i lojërave ka një sipërfaqe të mirë për të plotësuar nevojat e fëmijëve .
Një nga metodat që përdorë kjo qendër është ABA terapi e cila na ndihmon për të zhvilluar sjellje të reja, të ulë apo të rrisë sjellje ekzistuese, si dhe mundëson përfitimin e sjelljeve specifike në kushte specifike ambientale.