
Zv. kryeministri Arben Fetai në një postim në rrjetin social Facebook ka përshkruar rrugëtimin e tij politik dhe vlerëson se ende ka shpresë për të çliruar çdo komunë nga BDI.
Fetai thotë se qëllimi ishte për të sjellë ndryshimin tek shqiptarët dhe se kjo u arrit me ardhjen e VLEN-it në pushtet.
Sipas tij, në VLEN ka patur gabime, mirëpo ajo ka qenë shpresë për shqiptarët.
Fetai shkruan se VLEN ishte një shpresë.
“Por a ishte VLEN shpresë? Po, pa më të voglin dyshim. Ishte një projekt i guximshëm kombëtar që na dëshmoi se po, shqiptarët mund të bashkohen kundër një të keqe të përbashkët”, thotë Fetai.
Fetai shkruan se duhet gjetur formula për të çliruar komunat shqiptare nga BDI-ja dhe se ky duhet të jetë misioni.
“Unë besoj ende. Besoj se Aleanca për Shqiptarët do të mbetet besnike ndaj rrugës së saj – rrugës së Arbrit, të dinjitetit dhe guximit. Dhe besoj se, me vullnet të ndërsjellë, mund ta gjejmë formulën për të çliruar çdo komunë shqiptare nga keqqeverisja e BDI-së. Ky është misioni ynë. Sulmet dhe goditjet nën brez nuk i kontribuojnë këtij misioni. Për këtë mision do të vazhdoj të luftoj, pa i sharë ata me të cilët e sollëm ndryshimin, pa u përkulur”, shton Fetai./Telegrafi/