LajmeSport

Katër ekipe kërkojnë dy biletat e finales në Ligën Evropa dhe Konferencës

Pas etheve të Ligës së Kampionëve, ku Interi dhe Paris Sen -Zhermeni siguruan finalen, tani radha është për sfidat kthyese të gjysmëfinales në Ligën Evropa dhe Ligën e Konferencës.

Ndeshja kryesore në Ligën Evropa padyshim se pritet të zhvillohet në “Old Traford”, ku Man. Junajted pret Atletik Bilbaon dhe synon një vend në finale, pas fitores 0-3 nga ndeshja e parë në Spanjë. Një vend në finale kërkon edhe Totenhami, i cili do të luajë në transfertë, te Bodo/Glimt pas fitores 3-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Londër.

Ndërkohë në Ligën e Konferencsë, takimi interesant pritet të zhvillohet në ‘Artemio Franki’, ku Fiorentina është nikoqire e Real Betisit dhe gjithçka është e hapur për një vend në finale pas rezultat 2-1 në favor të spanjollëve nga ndeshje e parë.

Në ndeshjen tjetër, Çellsi është nikoqir i Djurgardenit dhe synon ta konfirmoj lehtësisht vendin në finalen e Ligës së Konferencës, pas fitores 4-1 nga ndeshje e parë.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk