
Piloti gjerman Mik Shumaher është pranë rikthimit në Formula 1 pas tri vitesh pushim. Kampion botë në Formula 2 dhe i rritur në akademinë e Ferrari, karriera e djalit të Majkëll Shumaher filloi zyrtarisht në vitin 2021 dhe zgjati dy sezone me Haas.
Pa vende të lira për sezonin 2024, Mik Shumaher vazhdoi si pilot i tretë dhe pilot testimi për Mercedes, MekLaren dhe Uilliams, ndërsa filloi kapitullin tjetër të karrierës së tij në WEC te Alpine. Por ai asnjëherë nuk i humbi shpresat për një rikthim në Formula 1.
Kjo ëndërr mund të konkretizohet vitin 2026. Vitin tjetër, Kadillak do të debutojë në botëror, por ende nuk i ka zyrtarizuar pilotët e tij të ardhshëm. Sipas Bild, Schumacher u takua me drejtuesit e Kadillac gjatë garës së fundit të zhvilluar në Majami.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse gjermani mund ta përmbushë profilin ideal të treguar nga Mario Andretti, këshilltari i makinës amerikane. Për të, çifti ideal i pilotëve do të ishte një amerikan i çiftëzuar me një pilot tjetër me shumë përvojë, pavarësisht kombësisë.
Në moshën 26 vjeç dhe me dy sezone në karrierë, mbetet për t’u parë nëse Kadillak do të dëshirojë të përqendrohet te djali i Majkëllit apo te Serhio Perezit, ish-piloti i Red Bull, me shumë më tepër përvojë se Mik Shumaher, i cili është treguar vazhdimisht si zgjedhja ideale për ekipin.