LajmeSport

Gavi: Nuk donin që të shkonim në finale sepse ishin të frikësuar…

Vazhdojnë polemikat në Spanjë për arbitrimin e Inter-Barcelona. Këtë herë ka qenë Gavi që ka kritikuar vendimet e arbitrit polak Simon Marciniak me një postim të bërë në Instagram.

“Është shumë e vështirë, veçanërisht duke parë sa afër ishim. Nuk donin që të shkonim në finale sepse ishin të frikësuar nga sezoni që po bëjmë. Nuk ka rëndësi sa vite kanë kaluar pa fituar Ligën e Kampionëve, edhe pse e di se është shumë e vështirë dhe do të më pëlqente ta fitoja çdo vit, jam i sigurt se do ta fitojmë dhe do të jemi të gjithë të bashkuar. E di se do të ndodhë”.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk