LajmeSport

Edhe pse me statistikat më të mira ndaj disa futbollist, Asllani largohet nga Interi

Kristjan Asllani pritet të largohet në verë nga Interi. Të paktën në Itali janë të sigurt për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, ndaj të cilit Inzagi nuk ka treguar preferencë. Dhe pse hapësirat i ka pasur të pakta, Asllani është treguar thuajse i pagabueshëm me topin në këmbë. Mesfushori shqiptar ka një mesatare 92.6% për pasimet e sakta, duke u pozicionuar i pari ndër mesfushorët e Seria A. Kujtojmë se është aktivizuar në 20 ndeshje, 8 prej të cilave si titullar.

Asllani ka lënë kështu pas edhe shokët e skuadrës, Zielinskin me 91.9% dhe Çalhanoglun me 90.3%. Kujtojmë se 23-vjeçari u afrua nga Empoli në verën e vitit 2023.

Plot 15 milionë euro ka paguar Interi për transferimin e tij, ndërsa ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2028. Mbetet për t’u parë ku do të jetë destinacioni i radhës për të, nëse zërat për largimin nga zikaltrit janë të vërteta.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk