
Lamine Jamal ka mbyllur “El Classico” ndaj Real Madridit me një gol dhe një paraqitje mbresëlënëse. Por në fund e ka mbyllur edhe me një premtim të mbajtur, atë ndaj Tierri Anri.
Pas ndeshjes së parë ndaj Interit, ish-sulmuesi francez i kërkoi fanellën yllit të ri të katalanasve pasi do të ishte i pranishëm në tribunë për “El Classico”.
Jamal pranoi, me kushtin që edhe Henri t’i dhuronte një nga fanellat e tij dhe kjo u bë realitet . Të dy janë takuar në stadium pas sfidës dhe kanë pozuar për foto ku mbanin me krenari fanellat që kishin shkëmbyer.
“Për legjendën dhe “vrasësin” Henri, je një yll”, ishte autografi i Jamal për francezin.
“Për Lamin, me vlerësimin tim më të madh. Je një yll”, shkruante Anri në fanellën që i kishte dhuruar spanjollit.