LajmeSport

Dy rekorde historike, por njërin nuk do të dëshironte kurrë ta realizonte

Të shënosh tre gola në fushën e Barcelonës nuk është aspak e lehtë. Këtë e tregon fakti se Kilian Mbape është bërë futbollisti i tretë në histori që arrin këtë objektiv pas Pushkash në vitin 1963 në La Liga dhe Benzema në Kupën e Mbretit në vitin 2023.

Por me këto tre gola, Mbape vendosi rekorde të reja për futbollin botëror. Ai u bë futbollisti i parë në histori që i shënonte tre gola në dy ndeshje të ndryshme si udhëtues Barcelonës, pasi e kishte bërë një gjë të tillë edhe me PSG në vitin 2021.

Megjithatë, rekordi tjetër që vendosi ishte padyshim i padëshiruar për yllin francez. Ai u bë lojtari i parë në historinë  e “El Classico” që shënon tre gola dhe e mbyll ndeshjen duke e humbur atë.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk