BotaLajme

SHBA dhe Kina bien dakord për ulje të ndërsjellë të tarifave për 90 ditë – zbutje e përplasjes tregtare

SHBA dhe Kina janë dakorduar të ulin ndjeshëm tarifat doganore për mallrat në mënyrë të ndërsjellë për një periudhë 90-ditore, pas bisedimeve të zhvilluara fundjavën e kaluar.

Duke folur nga Gjeneva, ministri amerikan i Financave, Scott Bessent, deklaroi se “të dyja palët do t’i ulin tarifat me 115%” pasi janë pajtuar për një pauzë 90-ditore.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të luftës tregtare që u përshkallëzua muajin e kaluar. Para marrëveshjes së sotme, SHBA kishte rritur tarifat për mallrat kineze në 145% (përfshirë një shtesë prej 20% për të kufizuar importin e fentanilit në SHBA), ndërsa Pekini u kundërpërgjigj me tarifa prej 125% për mallrat amerikane.

Bessent u tha gazetarëve se “të dyja palët treguan respekt të madh” gjatë bisedimeve dhe se “të dyja dëshirojnë një tregti të balancuar”.

 

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk